Ëmbëlsirat janë gëzimi i çastit qofshin çokollata, bakllava, torta apo një copë kek shtëpie. Por çfarë ndodh në trupin tonë pas një doze të mirë sheqeri?
Kur konsumojmë ëmbëlsira, trupi ynë përthith shumë shpejt glukozën, duke shkaktuar një “boom” energjie. Por kjo energji bie po aq shpejt, duke lënë pas ndjesinë e lodhjes, nervozizmit ose uri të përsëritur.
Ndikon në humor dhe kujtesë
Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit lidhet me luhatje të humorit dhe ulje të funksioneve kognitive. Një ëmbëlsirë në kohë të duhur është në rregull, por konsumimi i përditshëm mund të dëmtojë përqendrimin dhe balancën emocionale.
Shëndeti i zemrës dhe rreziku nga diabeti
Sheqeri i tepërt ndikon drejtpërdrejt në shtimin në peshë, rezistencën ndaj insulinës dhe rrezikun për diabet të tipit 2. Gjithashtu, mund të rrisë nivelin e triglicerideve, duke dëmtuar zemrën.
Dhëmbët janë të parët që dorëzohen
Bakteret në gojë ushqehen me sheqer, prandaj konsumimi i ëmbëlsirave pa larë dhëmbët më pas çon drejt prishjes së tyre. Sidomos te fëmijët, është një problem shumë i zakonshëm.