Gjatë ditës së djeshme një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur jetën shkak i infektimit me virusin korona. Vdekjen e të cilit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e quajti tronditës.
E shkak i infektimit me COVID-19 në këtë komunë kanë vdekur 24 persona.
Të dhëna këto që i ka bërë të ditur për KosovaPress i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Latifi nëpërmjet telefonit ka treguar se në komunën që udhëhiqet nga ai, janë 22 raste aktive me COVID-19, ndërsa 107 të tjerë janë shëruar.
E gjendja shëndetësore e të infektuarve me COVID-19 siç tregon Laitifi, është stabile dhe se gjitha rastet aktive janë të izoluara.