Elefantët janë kafshë inteligjente, mund të shfaqin shenja pikëllimi, gëzimi, hidhërimi dhe argëtimi. Në vazhdim, lexoni dhjetë fakte më interesante për këto kafshë, shkruan Gazeta Metro.
Në fund të shekullit XX, në botë kanë ekzistuar miliona elefantë afrikanë dhe rreth 100.000 elefantë aziatikë. Tani popullata e tyre vlerësohet në 450.000 – 700.000 elefantë afrikanë dhe midis 35.000 – 40.000 elefantë aziatikë.
Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte për elefantët:
1. Elefanti më i madh (i gjetur në Angolë) një mashkull, i cili ka peshuar rreth 11.000 kg, me shpatulla të larta deri në 3,96 metra, madje për një metër më i lartë se elefanti mesatar mashkull afrikan.
2. Dhëmbët e elefantëve janë prerës të epërm. Dhëmbët vazhdimisht rriten, ndërkaq te meshkujt e rritur deri në 18 cm në vit. Ata i përdorin për të gërmuar në tokë në kërkim të ujit, kripës dhe rrënjëve; pastaj heqin lëvoren e drunjve; por edhe zhvendosin drunj dhe degë kur pastrojnë rrugën para vetes.
3. Elefantët dinë edhe të notojnë goxha mirë, por nuk mund të vrapojnë kas, të kërcejnë apo të vrapojnë galop. Në të vërtetë, ata kanë vetëm dy mënyra të lëvizjes: shëtitja dhe ecja e shpejtë, e cila është e ngjashme me vrapimin.
4. Elefantët janë barngrënës dhe kalojmë madje edhe deri në 16 orë në ditë duke ngrënë bimë. Ushqimi i tyre është shumë i ndryshëm, edhe sezonal edhe rajonal.
5. Feçka e elefantit është mjaft e ndjeshme për të zgjedhur edhe vetëm një fije bari, por mjaft e fuqishme që të këpusë degët e drunjve. Feçkën gjithashtu e përdorin për të pirë ujë. Në të mund të thithin 14 litra ujë, të cilin pastaj e fusin në gojë. Krahas kësaj, feçkën e përdorin edhe për t’u larë, apo për spërkatje të lloçit mbi vete, i cili shërben si mbrojtje e shkëlqyeshme nga rrezet e diellit.
6. Me një vëllim pak më shumë se 5 kg, truri i elefantit është më i madh se i cilësdo kafshe tokësore. Mendohet se elefantët kanë zgjedhje të gjerë të sjelljeve lidhur me inteligjencën, duke përfshirë edhe sjelljet që kanë të bëjnë me pikëllimin, krijimin e muzikës, artit, altruizmit, lojës, veglave, bashkëvuajtjes dhe vetëdijes