Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se mbrëmë u vizitua në shtëpinë e tij nga ushtarët amerikan, të cilëve ndër të tjera u ka thënë se shtëpia e tij është edhe shtëpia e tyre, raporton Gazeta10
Pacolli ka thënë se ai nuk do ta harrojë kontributin e tyre në Kosovë për siguri më të madhe për Kosovën.
Ai ka thënë se shpreh respektin më të madh për SHBA-në që kanë ndihmuar proceset e shtetndërtimit, si dhe ruajnë sigurinë dhe stabilitetin.
Pacolli ka thënë se Kosova është përherë falënderuese ndaj SHBA-së.
Këtu keni postimin e plotë:
“U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan mbrëmë në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj! Nuk do ta harrojmë kurrë kontributin tuaj në Kosovë dhe se prezenca e tyre në Kosovë është siguri e madhe për ne edhe sot. Shprehi respektin më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që jetojnë dhe kontribuojnë këtu në Kosovë (larg familjes dhe njerëzve të tyre të dashur) duke mundësuar shtetndërtimin, stabilitetin dhe sigurinë e vlefshme të Republikës së Kosovës. Kosova është gjithmonë falënderuese SHBA! Description: 🇽🇰Description: 🇺🇸”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.