fbpx

Vëllai i Liridona Ademajt: S’e dija që po rrija me vrasësin e motrës, në varrim e vëzhgova non stop

nga Revista Kosovarja

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra mizorisht të mërkurën në Bërnicë të Prishtinës tha se atë natë nuk e dinte se po qëndronte me vrasësin e motrës së tij, kur ishte takuar me Naim Murselin.

Ai i tha Top Channel se të nesërmen kishin lindur dyshimet dhe se në varrimin e 30-vjeçares e kishte vëzhguar Naim Murselin.

“Desha ta kuptoj edhe atë se thashë edhe ai e ka mërzinë e vet. Nuk e dija që kisha qenë duke ndejtë me vrasësin e motrës sime”, tha ai.

“Unë s’kam pasë dyshime deri të nesërmen”, tregon Leonard Ademaj.

“Mundeni me pa, se ka pasë edhe kamera, unë kam ndejtë vetëm pas tij. Kam ndejtë non stop pas tij me shiku ndonjë lëvizje, diçka”, tha ai.

Atë natë, ai thotë se “kanë dalë zëra” p[ër përfshirjen e Naim Murselit në vrasje, por thotë se nuk donte të besonte.

Naim Murseli dje doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi të treve nga një muaj paraburgim, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]