“Vip Luta Beauty” është një nga sallonet më të njohura të bukurisë dhe estetikes në Zvicër. I hapur në dhjetor 2018, në Kaiseraugst afër Baselit, ky vend shpejtë është shndërruar në adresën më të vizituar e preferuar nga një numër i madh femrash, të cilat e dijnë se çka është mirë dhe profesional.
“VIP Luta Beauty”, ka në krye profesionisten Lutfije Dervodeli, grua e dëshmuar në këtë fushë, e cila nuk ndalet së bëri më të mirën tek klinentet e saj të shumta. Lutfija, është diplomuar në vitin 2007 në profilin e kozmetikës në Bazel, në Fachschule tek “Helga koininger als Kosmetikerin”.
Luta, është rritur në Zvicër dhe në fushën e bukurisë dhe estetikës është inkuadruar që në moshën 15 vjeçare, ku vazhdon të jetë e pandalshme në ofrimin e shërbimeve të klasit të parë.
Në sallonin “VIP Luta Beauty”, aty ku femrat marrin trajtim VIP-ash, bëhen qerpikët, vetullat, permanent mage up, microbleding dhe power browns. Gjithashtu mbahen edhe trajnime e kurse për këto shërbime.
Luta, tregon se punën e kryen me shumë pasion dhe se klientet e saj janë të nacionaliteve të ndryshme. Së fundi tek “VIP Luta Beauty” ishte edhe Edona James, e cila i ka bërë qerpikët dhe vetullat microbleding, duke u ndarë tejet e kënaqur. Fotot dhe videot e Edones nga salloni, i kemi parë të shpërndara gjithandej në rrjete sociale.
Sa i përket jetës private, të shtojmë se Lutfije Dervodeli-Luta, është po aq e suksesshme sa në atë profesionale, pasi është e martuar prej 23 vitesh dhe është nënë e lumtur e një vajze 19 vjeçare dhe një djali 14 vjeç. Ajo, tregon se burimi më i madh i gëzimit për të, është familja.