Një 8-vjeçar nga Komuna e Deçanit është diagnostifikuar me sëmundjen granulomatoz, mirëpo kostoja e shërimit është e madhe dhe familja ka nevojë për ndihmën e personave të vullnetit të mirë.
Thirrjen për ndihmë e ka publikuar edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili po ashtu ka njoftuar për një aksion që po mbahet për grumbullimin e të hollave për 8-vjeçarin.
Të dhënat sesi mund ta ndihmoni, mund t’i gjeni në postimin e kryetarit:
Të dashur qytetarë,
Smajl Neziri (Mali), është diagnostifikuar me sëmundjen GRANULOMATOZ dhe sot kemi organizuar aksionin humanitar që ta ndihmojmë MALIN 8 VJEQAR.
MALI ka nevojë për ndihmën e të gjithë shoqërisë, gjindemi në qënder të Deçanit!