Me datë 19.01.2024, koha.net raportoj se një vajzë dyshohej të kishte vdekur si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Ky lajm i raportuar nga portali Koha.net, u plasua edhe në portalin kosovarja-ks.com, doli të kishte mangësi në saktësi.
Policia, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e konfirmuara, ka raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.
Stafi i portalit të revistës “Kosovarja”, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim nga lexuesit për shpërndarjen e këtij i formacioni të pa konfirmuar.
Rrena se një vajzë ka vdekur nga shembja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës
Një vajzë dyshohet të ketë vdekur si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, raporton portali Koha.net.
Kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë, në lagjen Arbëria, ka rënë sot në tokë.
Kulmi dyshohet të ketë rënë për shkak të erërave të forta.