Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çka do të ndodhë me vëllanë pas aksidentit?

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje, jam 49-vjeçare, nga Gjilani, por jetoj në Prishtinë. E lexoj rregullisht rubrikën tënde në portal, por edhe atë që del në revistën “Kosovarja”.

Mbi artikull

Kam mësuar të mos dështojë në jetë dhe të kem sukses nga përgjigjet tua.

Motër e dashur, vëllai im ka pësuar aksident. Jeton jashtë vendit. Aksidenti ka qenë i rëndë, por ka shpëtuar.

E kemi të vetmin vëlla. Ai ka familje, por me gruan nuk i ka mirë punët dhe tani i mungon shumë kujdesi prej saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ne po mundohemi ta ndihmojmë me forcat tona, me mund e shpirt si motra….

Çka do të ndodhë me të dhe a do të shërohet, meqë i ka pasur disa operacione, por operacionet më të vështira ende nuk i ka bërë?

“Për vëllanë”

Përgjigje:
Jeta e një pacienti nuk është gjithnjë vetëm në dorën e mjekëve. Për ata që kanë besim, pavarësisht fesë që kanë, pacienti është edhe në dorën e Zotit të madhërishëm dhe të fatit.

Edhe klinikat më të mëdha në botë, që kanë reputacion dhe nam, suksesin e operimeve, veçmas ato të aksidenteve, ia atribuojnë edhe Zotit.

Presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan (1911- 2004), dy muaj pasi mori postin presidencial, më 1981, u qëllua me armë zjarri teksa hynte në veturën e tij.

Askush nga stafi i sigurisë nuk e kishte hetuar se ai ishte plagosur. Plumbi i kishte mbetur në mushkërinë e majtë.

Por, tek pasi kishte hipur në veturë, i ishte mbushur goja gjak. Dërgohet shpejt në klinikën kirurgjike në Uashington, ku u shtrua për ekzaminim. Pas ekzaminimit u kuptua se ishte plagosur.

Në këtë kohë ishte kulmi i luftës së ftohët SHBA-BRSS. Amerika druante nga sulmi sovjetik dhe ra në heshtje. Posti i presidentit ra në vakum…

Ndërkohë, arriti gruaja e tij në sallë dhe kur e pa Reganin, i tha:

“Unë dhe plumbi këtë herë nuk ditëm të jemi kundër njëri-tjetrit”.

Gruaja nisi të qajë dhe doli nga salla ku ndodhej Regani. Kirurgët e përcollën, ndërkaq zonja e parë e SHBA-ve i pyeti: “Çka do të ndodhë me tim shoq?”.

Kirurgët, e që bëheshin gati të hynin në sallën urgjente, i thanë:

“Në katin më të lartë të spitalit është një kishëz. Shko në të dhe lutu të shpëtojë presidenti! Lutu, lutu dhe vetëm lutu!”.

Zonja e parë e SHBA-së arriti shpejt në kulm të spitalit dhe nisi lutjet siç i thanë mjekët…

Pas tri orësh lutjeje, një mjek, i cili u ngjit lart mbi kulm të spitalit, i tha: “Presidenti shpëtoi!”

Pra, misionin e shërimit e përbëjnë një varg gjërash. Në shërim merr pjesë edhe Zoti, e jo vetëm mjekët. Prandaj, edhe juve, veç anës mjekësore, u mbetët të luteni dhe të shpresoni që vëllai juaj të gjej shërim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]