Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovë, Nenad Rashiq ka thënë se mediat në Serbi që janë të afërta me pushtetin në Beogradin zyrtar, vazhdimisht e sulmojnë atë.
Ai shprehet se sulmohet edhe nga politika dhe krerët e institucioneve të Serbisë
Nga ana tjetër, Rashiq bëri të ditur se ia ka dërguar një ofertë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të vijë të jetojë në Kosovë për një muaj.
“I kam bërë një ofertë Vuçiqit. Zotëri president nëse mund të vini tek unë, e pas një muaji tek unë thoni të njëjtën gjë për mua dhe bashkëqytetarët e mi, unë do të tërhiqem nga politika dhe nuk do të merrem më kurrë me juve”, tha ai sonte në T7.
“Kam dashur të ia bëjë me dije se ti mund të flasësh për Kosovën por kurrë nuk mund ta dini si është jeta këtu për serbët e Kosovës dhe qytetarët këtu. Vetëm ata që janë me familje këtu, mund ta dinë këtë”.