fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gabimet në fjetje që ju bëjnë të shtoni peshë

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Hulumtimet tregojnë se një rutinë e mirë e gjumit, prej 7 deri në 9 orë në ditë, rrit sasinë e Hormonit të Rritjes Njerëzore (HGH) që sekretohet brenda trupit dhe i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve ndërsa flemë.

Ky hormon është tejet i rëndësishëm kur vjen puna te rikuperimi ndërmjet periudhave të ushtrimeve. Prandaj, sa më mirë flini aq më shpejtë rikuperoheni dhe kështu mund të duroni më shumë ushtrime fizike.

Sipas studimeve të fundit, gjithashtu bëhet e ditur se personat të cilët rregullisht bëjnë më pak se pesë orë gjumë brenda natës, kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë krahasuar me ata të cilët flenë 7 deri në 9 orë në ditë.

Ushtrimet

Në shumë mënyra, gjumi dhe ushtrimet fizike janë të lidhura njëra me tjetrën. Kualiteti i mirë i gjumit është i nevojshëm për përmirësimin e performancës suaj gjatë ushtrimeve, derisa ushtrimet e rregullta fizike po ashtu ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të gjumit.

Rutina e gjumit

Të qenit i rregullt me kohën kur flini dhe kur zgjoheni nga gjumi, mund të ndihmojë në cilësinë e gjumit afatgjatë. Synoni të bini në gjumë dhe të zgjoheni nga gjumi çdo ditë në të njëjtën kohë, dhe kështu ia krijoni një ritëm apo rutinë të njëjtë trupit tuaj.

Ambienti i favorshëm për fjetje

I rëndësishëm për kualitet të mirë të gjumit është edhe krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm për fjetje. Disa prej këtyre faktorëve janë temperatura e duhur, eliminimi i zhurmave, rregullimi i dritave dhe shtratit ku flini. Pra sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e qetë, e pastër, me ambient relaksues dhe një vend i këndshëm e pa rrëmujë.

Largojeni televizorin nga dhoma e gjumit

Kjo mund të jetë e vështirë për disa, por përfitimet e largimit të televizorit nga dhoma juaj e gjumit mund të jenë të mëdha. Ekspozimi i tepërt i dritës blu nga televizori, telefoni dhe laptopi mund të ndikojë në ritmin tuaj cirkadian, duke e mashtruar trurin të mendojë se është akoma ditë. Kjo zvogëlon hormonet si melatonina, të cilat ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të bini në gjumë të thellë. Përfundimisht, dhoma e gjumit duhet të shërbej për vetëm dy gjëra: gjumë dhe intimitet.

Mos flini shumë gjatë ditës

Ndërsa dremitjet e shkurtra për të fituar energji gjatë ditës janë të dobishme, dremitja e gjatë ose e parregullt mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Gjumi i ditës mund ta ngatërrojë orën tuaj të brendshme të trupit, çka nënkupton se mund ta keni problem të flini gjatë natës.

Praktikoni meditimin ose teknikat e relaksimit para gjumit

Teknikat e relaksimit para fjetjes janë treguar të dobishme për përmirësimin e cilësisë së gjumit, dhe shërbejnë si një formë tjetër e zakonshme që përdoret për ta trajtuar pagjumësinë. Disa prej këtyre teknikave janë: dëgjimi i muzikës relaksuese, leximi i një libri, meditimi, banja me ujë të ngrohtë, frymëmarrja e thellë dhe vizualizimi.


Etiketa: TrupiGjumigabimetpeshaShendetiKujdesi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Ju që po mendoni të nisni bashkëjetesën, duhet të lexoni patjetër këtë artikull

12 orë më parë
Per Jete

Kjo është arsyeja e mahnitshme pse duhet t’i lani flokët me kafe

22 orë më parë
Per Jete

Cila është koha më e mirë për të bërë dush?

23 orë më parë
Per Jete

Gjithë arsyet pse partneri juaj vjen vonë në shtëpi

2 ditë më parë
Per Jete

Trendi ‘pa pantallona’ që mund t’ju rrijë shumë mirë këtë shtator

2 ditë më parë
Per Jete

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Horoskopi ditor, e mërkurë 24 mars 2021

Gjumi i keq shkakton rrudha

Ky do të jetë moti për sot

TË FUNDIT

Ky është linku ku mund të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

10 minuta më parë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli...

Arbër Hajdari mbrëmë kishte arsye për të festuar

16 minuta më parë

Arbër Hajdari kishte arsyeje për të festuar mbrëmë. Ai festoi ditëlindjen e bashkëshortes Vlera Devolli. Në një postim në Instagram...

Në një lidhje me Endri Priftin? Reagon për herë të parë gazetarja e njohur

1 orë më parë

Prej pak ditësh në mediat rozë dhe rrjetet sociale është aluduar për një lidhje të mundshme mes gazetares Ola Bruko...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

1 orë më parë

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë,...

Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

1 orë më parë

Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se vendi është më fat që ka një kryeministër...

Olta tregon për herë të parë ndjesitë kur gjysma e shqiptarëve e urrenin

2 orë më parë

Olta Gixhari ishta padyshim një prej protagonisteve të "Big Brother VIP 2", një prej rivaleve, ose më sakt rivalja e...

MË TË LEXUARAT

Osmani nga Nju Jorku njofton për pritjen nga Biden: Do të përçoj zërin e popullit të Kosovës

Miranda Hashanit i janë rritur djemtë, duket shumë e lumtur

Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume

Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Pse u nda Lulja me Lirimin?

Festë në familjen e Motrave Mustafa

‘Oj shpiert’, Linda Halimi zbulon si po e ngacmojnë gjatë pushimeve në Kosovë

Majk shpërthen i revoltuar, i thotë të gjitha

Ky prezantues kosovar do jetë pjesë e “BBVK 2

Ariana Grande bën kërkesë për divorc

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist