Ajo është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila po vazhdon të jetë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Bukuroshja e njohur së fundmi ka performuar në një koncert në Austri, ku si gjithnjë ka mahnitur me lëvizjet e vallëzimin provokues.
Në një moment, teksa po këndonte hitin “Drama x Pahiri”, ajo po bënte ‘twerk’ para audiencës.
34 vjeçarja madje iu afrua fansave dhe i lejoi që t’ia preknin të pasmet, ndërkohë që kërcente.Videoja u bë virale dhe është komentuar jashtëzakonisht shumë, sidomos në TikTok.
E njëjta këtë kohë ka qenë në vëmendje pasi njoftoi fansat se do të martohet në vitin 2024.