Ishin shoqe dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania por Fifi dhe Arjola nuk vazhduan më shoqërinë pas daljes.
Këtë e zbuloi vet Fifi.
Teksa Monika ishte e ftuar sot në emisionin “Dielli dhe hëna”, telefonoi Fifi për një rreng, ndërsa në fund të telefonatës, ajo i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin njerëzit e padëshirueëshëm në festë, ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.
Biseda në studio:
Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde
Monika: Kush ishte
Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë
Fifi: Një njëri që ma ka bo bllok është Arjola kshuqë…
Mesa duket, dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip Albania 1 nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia.