fbpx

Këto 3 ushqime ju bëjnë të uriteni më shpejt

nga Revista Kosovarja

Ngrënia e çdo ushqimi zakonisht redukton urinë dhe shkakton ndjenjën e ngopjes. Ushqimet e pasura me yndyrë, fibra dhe proteina shkaktojnë ndjenjën e ngopjes. Në të kundërt, ushqimet që nuk përmbajnë këto elemente ka të ngjarë t’ju bëjnë të keni uri më herët. Këto janë ushqimet që hapin oreksin.

Të bardhat e vezëve

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave, janë shumë të ulëta në kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë. Preferoni vezët e plota, pasi e verdha e tyre përmban shumë lëndë ushqyese, si luteinën dhe në kombinim me proteinën e pjesës së bardhë të vezës janë një ushqim i plotë.

Lëngjet e frutave

Ato përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe fibra, por jo proteina apo yndyra. Ndonëse disa lëngje natyrale të ambalazhuara pretendojnë se përmbajnë 3-4 racione frutash dhe perimesh, kur i konsumon, zbulon se është e kundërta.

Biskota me miell integral

Ashtu si me bukën me drithëra të plota, biskotat me drithëra të plota ofrojnë fibra, por ju merrni kryesisht karbohidrate dhe jo proteina ose yndyra. Në këtë mënyrë nuk do të ndiheni të ngopur. I kombinoni me diçka të yndyrshme si gjalpë kikiriku ose pak djathë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]