Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosovë: 1 mijë e 486 të infektuar me COVID-19, 500 raste janë aktive

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbrëmë konfirmoi edhe 49 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Mbi artikull

Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 1 mijë e 486 persona. Por nga ky numër i përgjithshëm të shëruar janë 953 persona, që i bie se numri i personave aktiv me COVID-19 është 500.

Deri më sot numri i viktimave nga virusi COVID-19 në Kosovë është gjithsej 33 persona.

Duhet përkujtuar që ditët e fundit në vend ishin mjaftë shqetësuese sa i përket rritjes së numrit të të infektuarve si dhe përhapjes së tij në zona të ndryshme të vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që të shtojnë kujdesin, në mënyrë që të ruajnë veten, familjen, miqtë dhe gjithë vendin.

Poashtu nga IKSHPK u rekomandua në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet mbyllja e disa sektorëve në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë më e vogël.

Duhet shtuar që pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, nuk është ndërmarrë ndonjë vendim i ri sa i përket lëvizjes apo ndryshimeve të mundshme në qarkullim të qytetarëve.

Për disa muaj radhazi si në shumë vende të botës edhe Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, që ka prekur shumë njerëz, por edhe shumë biznese duke u shkaktuar humbje të mëdha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]