Kryetari i FboxK, Enver Krasniqi, viziton ekipin e Kosovës pjesëmarrës në turneun e Artë Ndërkombëtar “Strandja”, në Sofje të Bullgarisë dhe për së afërti përcjell stërvitjet dhe sparingjet e boksierëve tanë me boksierët e shteteve pjesëmarrëse, shkruan “Kosovarja”.
Ju kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës në boks është duke marrë pjesë në Sofje të Bullgarisë, në turneun ndërkombëtar, më të madhin në botë, “Strandja”, i cili po zhvillohet nga data 20-27 shkurt 2022.
Kosova përfaqësohet me 4 boksierë. Me 54 kg. – Bashkim Bajoku; me 71 kg. – Patriot Behrami; me 86 kg. – Remzo Mustafiç dhe me 60 kg. – Donjeta Sadiku.
Selektorë: Besim Brahimi, Faton Xhakli dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Në këtë turne marrin pjesë 36 shtete nga 4 kontinente: Amerika Veriore dhe Jugore, Afrika dhe Evropa, me gjithsej 450 boksierë/boksiere nga më të mirët e Evropës dhe botës.
Boksierët/boksieret nga Italia, Lituania, Kili, Moldavia, Ishujt Cayman, Sierra Leone, si dhe shumë shtete të tjera. E, ndër ta edhe Kosova.
Turneu “Strandja”, i organizuar nga 20 – 27 shkurt, në Sofje të Bullgarisë, për herë të parë do të ketë një fond çmimesh.
Fituesit në kategoritë individuale do të ndajnë 200. 000 dollarë, siguruar nga Federata Ndërkombëtare IBA.
Turneu ka status “të artë”, nga zinxhiri Diamond League, duke e bërë atë të vetmin në Evropë këtë vit.
Janë tre turne të këtij niveli në botë, me më shumë “argjend” dhe “bronz”.
Secili sjell pikë për renditjen botërore, me finalet e më të mirëve në kategoritë që zhvillohen në fund të vitit.
Deri më tash përfaqësuesit e Kosovës kanë zhvilluar disa ndeshje, e që priten rezultate dhe medalje të fituara në këtë turne. /Kosovarja/