fbpx

Kush u zgjodh lider i shtëpisë së BBV3? Banorët që shkuan në nominim

nga Revista Kosovarja

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, Romeo Veshaj është zgjedhur nga publiku si lideri i shtëpisë për këtë javë.

E si pasojë ai pati edhe një avantazh në lojë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë lideri kishte një avantazh duke shpëtuar nga nominimi 3 nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidi Delia, Heidi Baci dhe Egla Ceno janë tre konkurrentët që aktori i njohur i bëri “imun”, ndërsa pjesa tjetër e banorëve shkuan menjëherë në televotim.

“Heidi, Lidi dhe Egla”, tha Romeo teksa ndodhej te dhoma e rrëfimit.

Ndërkohë banorët që shkuan në televotim janë: Erjola Doçi, Julian Deda, Françeska Murati, Roza Lati, Liam Osmani, Rike Roçi, Jetmir Salaj, Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]