fbpx

Mot me diell, temperaturat këtë javë arrijnë deri në 37 gradë Celsius

nga Revista Kosovarja

Temperaturat këtë javë parashihet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Reshje të shiut parashihet të ketë gjatë ditë së enjte.

“Do të mbajë mot me diell, temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e marte, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s”- njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]