Sot më shumë se kurrë ia vlenë të kujtohet se para shtatë viteve, prezantuesja e njohur Arbana Osmani realizoi fushatën: “Mos i vrisni Vajzat”.
Këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka rikujtuar këtë fushatë me një mbishkrim shumë të ndjerë dhe qëllues.
“7 vite më parë lindi #mosivrisnivajzat.
Sot, më shumë se kurrë lutem për dënim maksimal ndaj çdokujt që guxon të vrasë një grua. #drejtësi ” – Ka shkruar moderatorja krahas videos.
Në video bëjnë pjesë të gjithë artistët shqiptar më të përzemër të publikut dhe shumë fytyra të tjera të njohura.
Ata japin mesazhe motivuese duke e mbrojtur kështu gruan dhe çdo femër tjetër që mund të jetë e dhunuar.
Ndërkaq atë kohë kjo fushatë është realizuar për të ngritur zërin dhe thyer heshtjen për të gjithë ato gra që nuk kishin guxim të flisnin. /Kosovarja/
Mos hesht, një rrëfim i yti mund të jetë ndihmë edhe për dikë tjetër!