Për sa kohë drejtoi Top Channel-in, asnjë postim nuk mund ta gjeje në rrjetet sociale të Ben Blushit.
Shkrimtari u shkëput në tërësi për katër vite pa një muaj.
Tashmë kur rrugëtimi në televizion u mbyll, Beni i është kthyer shkrimeve dhe fotografive në Facebook.
Ai së fundmi ka ndarë një bisedë me Bojken Lakon, muzikantin që u bë lajm me dënimin e tij për shkak se kishte thyer muret për dritare në një magazinë.
Në bisedë, përpos ngjarjes, ndahen edhe copëza të tjera nga Lako.
Mes tjerash, flitet për varësinë e Bojkenit nga alkooli, aksidentimin e qëllimshëm të makinës nga ana e tij dhe faktin që nga 2004-a “nuk merr gjë”, duke nënkuptuar substancat narkotike.
Biseda prekë edhe ndarjen nga Semi.
Në fund, për të treguar se ndarja e bisedës ishte bërë me konsensus të plotë, ai zbulon se Lakon e ka vënë në dijeni për ato që do t’i shkruajë e do t’i ndajë me publikun.
Postimi i plotë, në vijim.