fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pesë ligje në Kushtetuese, pushteti akuzon opozitën se po tenton t’ia bllokojë reformat

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Në anën tjetër, në partinë në pushtet kritikojnë opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë për KosovaPress, se opozita po fiton çdo betejë me pushtetin në Gjykatën Kushtetuese.

Ai përmend rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për zyrtarët publikë, të cilët sipas tij, dëshmojnë padijeninë dhe dëmin e vazhdueshëm që qeveria po i bënë Kosovës.

Sipas tij, edhe Ligji për tatimin në pronë është antikushtetues dhe si i tillë do të rrëzohet nga ky institucion.

Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, thotë për KosovaPress, se kjo legjislaturë në Kuvend ka më së shumti ligje të dërguara në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shton se Qeveria e Kosovës nuk është duke draftuar ligje në pajtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për legjislacion në Kuvend.

Ai kritikon partitë opozitare se po tentojnë përmes mekanizmit të Gjykatës Kushtetuese t’i bllokojnë reformat e iniciuara nga Qeveria Kurti.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë duke u shqyrtuar Ligji për paga në sektorin publik, Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për tatimin në pronë.

Gjykata Kushtetuese muaj më parë ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial, derisa së fundmi shfuqizoi disa nene të rëndësishme të Ligjit për zyrtarë publikë.


Etiketa: Pesë ligje në Kushtetuese

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dërgohen në mbajtje 6 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovë

2 minuta më parë
Aktuale

Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

21 minuta më parë
Aktuale

Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

33 minuta më parë
Aktuale

Policia gjen 20 xhipa të mbushur me armatim në veri

52 minuta më parë
Aktuale

E thotë Vuçiq: Tre sulmuesit e vrarë sot janë serbë, frikësohemi edhe për të katërtin

1 orë më parë
Aktuale

Vuçiq fajëson Kurtin për situatën në veri: Serbët e Kosovës u rebeluan kundër terrorit të tij

1 orë më parë
Postimi tjetër

Përgjaken rrugët e Kosovës, 5 të vdekur në pak orë – arrestohen 2 persona

Këta janë dy anëtarët e familjes Shala që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Pejë

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

TË FUNDIT

Dërgohen në mbajtje 6 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovë

2 minuta më parë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me...

Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

21 minuta më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë,...

Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

33 minuta më parë

Deri më tani janë konfirmuar tre sulmues të grupit kriminal të vrarë në Banjskë të Zveçanit. Por ka indikacione se...

Kjo është foto më intime e Gëzimes me Hamin, çifti shfaqen si kurrë më parë

36 minuta më parë

Renë dhe djalin e këngëtares Remzie Osmani, i shohim kohë pas kohe në rrjete sociale. Ama, në thuajse të gjitha...

Sot do të festonte ditëlindjen por Sarah bëhet për spital

40 minuta më parë

Blogerja e njohur shqiptar Sarah Berisha, ditën e sotme feston ditëlindjen. Kjo ditë iu bë më e veçantë me anë...

Policia gjen 20 xhipa të mbushur me armatim në veri

52 minuta më parë

Policia e Kosovës ka zbuluar edhe sot një sasi të konsiderueshme të armatimit në veri që dyshohet se ishte bërë...

MË TË LEXUARAT

UNMIK monitoron situatën nga afër, dënon tragjedinë që ndodhi në veri

Lori po kalon pushimet në vendin më luksoz në Itali, por kush po e shoqëron

Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë

Kuvendi nesër mban tri seanca, në rend dite themelimi i Komisioni Hetimor lidhur rezervat shtetërore

Vrasja e policit në Veri, Trajkoviq: Është tragjedi të shohësh sërish humbje jetësh në Kosovë

Vjollca Haxhiu befason me të pasme, diçka që ndoshta ju ka ikur

Gabime që nuk duhet t’i bëni me prezervativët

Nga planifikimi i seksi të dushi i përbashkët e bisedat intime, kush janë hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar dëshirën seksuale në çift

Afrim Bunjaku është rreshteri i vrarë në Veri, publikohet fotografia e tij

Burime nga struktura të sigurisë: Sulmi në Veri u krye nga njësi të specializuara të Serbisë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist