fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Poetja e mërguar Shqipe Isufi flet për “dy lulet e saj” – një rrëfim ndryshe

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Intervista
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Shqipe Isufi është njeriu i penes, është poetja e mërguar që në shumë nga poezite e saj gjen vend vendlinja, familja, dashuria për njerëzit e saj. Përtej poezisë, është një grua e zonja, e integruar në mënyrë të shkëlqyer në Zvicër, ku punon si mësimdhënëse. Së fundi ka botuar librin me poezi “Dy lulet e mija”. Për të, familjen, dashurinë për atdheun dhe mbi të gjitha për poezinë dhe librin e saj, flasim në “Kosovare”.

Shqipe, ju jeni autore e një libri me poezi të quajtur “Dy lulet e mia”. Të flasim më detaisht për vepren tuaj të parë?
Po, unë poezinë, gjegjësishtë vjershat i kam dashur si fëmijë. Dikur pasi dhe fillova klasën e parë së bashku me motrën Violeta Isufi-Arifi me të cilën kemi kryer të gjithë shkollimin nga fillorja e deri në mbrojtje të temës së diplomës Bachelor i mësimit klasorë, më erdhi rasti të konkuroj për përzgjedhjen e poezisë së muajit në revistën e atëhershme “Pionieri” në shkollën “Selami Hallaçi” në Gjilan. Dhe, kështu veprova së bashku me motren dhe konkurova me poezinë “Hënë e bukur je”, të cilën nuk e kisha shkruar vetëm. Pastaj me poezi nuk jam angzhuar më. Tek më vonë para 6 viteve fillova të shkruaj gjermanishtë e pastaj shqip. Poezitë e këtijë vëllimi janë një punë e përmbledhur rreth 5 vitesh.

Pse vendose ta titullosh “Dy lulet e mija”?
Une kam dy fëmijë, Lorikun dhe Olsen dhe kisha shkruar një poezi me titull “Dy lulet e mia”. Në kërkim të titullit dhe në bashkëpunim me redaktorin, zotëri Sylejman Dërmaku dhe në konsult me familjen, vendosa që libri të titullohet “Dy lulet e mija”, dedikuar dy fëmijëve të mi.

Në poezitë tuaja ndjehet një dozë e fortë malli për nënën dhe qytetin tënd, Gjilanin?
Pasi unë jetoj dhe veprojë larg familjes, unë kam vuajtur shumë për familjen time, vendlindjen dhe gjuhën shqipe. Në poezitë e mija lexuesi ndjenë dashurinë dhe mallin, qoft për nënën, babain, vëllain, apo motrat. Une krahas kësajë i shkruaj edhe dashurisë ndaj bashkeshortit tim Halit Kadriu, njeriu i cili mu bë nënë e babë, motër e vella për mua. U bë gjithçka që kisha dhe kam, së bashku me fëmijët. Gurbeti është i rëndë.

Poetët më të mëdhenjë kanë qenë të mërguar. Edhe ti. Çfarë na thua?
Po të më bëhej kjo pyetje para se të jetoja vetë në mërgim, nuk do të dija si të përgjigjesha, po ja që edhe vet jetoj prej 18 vitesh larg vendlindjes dhe e kuptoj mallin dhe dashurinë për atdheun. Ai që është rritur në atdhe dhe jeton e vepron në dhe të huaj, nuk do të mundë kurrë ta kompenzojë e zavendësojë dashurinë për vendin e vet me diçka tjetër.

Në recenzion, ju kane cilësuar si një kombinim mes poetëve të Rilindjes dhe poetëve të sotshëm. Ti vetë si e përshkruan poezinë tënde?
Unë nuk e shquaj vetën dhe aq të madhe krahas poetëve të Rilindjes, por synoj që të gjejë një vendë në mesin e tyre. Daut Dermaku ka thënë në një intervistë që “Atdhedashësit janë ata qe jetojnë jashta vendit”. Këtë e mbështesë fuqishëm, sepse edhe populli thot: “Një gjë sa e ke, nuk ja di vlerën, ja kupton vetëm pasi ta humbasësh”. E, unë mendoj që për ta kuptuar atdhedashurinë, duhet të jetoshë në mergim.

Në kohën e cilit poet do të doje të jetoje?
Nuk besoj që do të doja të jetoja në kohën e vëllezërve Frashëri, Migjenit, Konices, etj. Secili në kohë të vetë.

Ke pasur ose ke ndonjë muzë, apo model frymëzimi?
Frymëzimin e gjejë në natyre gjatë shëtitjeve, qofshin ato vetëm, apo me bashkeshortin. Aty gjejë qetësinë shpirtërore dhe inspirohem për shkrim.

Poezi, dashuri e kahershme apo e re për ty?
Do të thoja, dashuri e re për mua, sepse më parë nuk e kam ditur që e dua me të vërtet shkrimin. Është një rizbulim i aftësive të mija dhe eksplorim i ndjenjave nëpër kohë.

Si ndjejesh kur shkruan?
Kur shkruaj, çlirohem. Ndjej një kërkesë të brendshme, që duhet ta përmbushë. Është grumbull i fjalëvë në mendje dhe imagjinatë, të cilat me doemos para se ti mer era i hudhë në letër. Dhe, kur i lexojë çlirohem e rehatohem.

Përtej poezisë, ju jeni grua e shkolluar dhe e integruar. Mund të flasim për shkollimin dhe jeten tënde profesionale?
Të gjithë shkollim kam ndjekur në Gjilan. Filloren në “Selami Hallaçi”, gjimnazin në “Zenel Hajdini” dhe fakulteti e edukimit për “Mësim klasorë” në ” Kadri Zeka”. Në vitin 2004 u martova dhe kalova në Gjermani. Aty ndjeka mësimet për gjuhë gjermane, u bëra dy herë nënë, punova në market “Aldi e Lidl” dhe pas shtatë viteve kaluam në Zvicër ku punoj dhe jetoj tani. Edhe në Zvicër punova fillimishtë në market “Lidl”, pastaj “Migros”, por shkollimin për liçensimin e Diplomës nuk e kisha ndalur asnjeherë. Falë vullnetit tim dhe përkrahjes së vazhdushme të bashkëshortit tim, ja dola.

Po jeta jote personale, familjare?
Jam e përmbushur, plot ambicie, punë, respekt dhe në veçanti shumë dashuri, qoftë ajo ndaj bashkëshortit, fëmijëve, motrave, vëllait, apo dhe punës. Jam person shumë ambicioz dhe nuk hezitojë asnjëherë. Punoj e ndihmoj kur mundem dhe ku mundem. E dua paqën dhe i falë njerëzit shumë.

Lidhja me vendlindjen, familjen, sigurisht e fortë, apo?
E vizitojë familjen sëpaku katër herë në vitë dhe kemi raporte shumë të mira. Gjithnjë planet i bëjmë së bashku dhe rezultati është i shkëlqyer apo si thot populli “jemi për lakmi”. Falë edukimit të mirfilltë të prindërve tonë ne sot e gëzojmë një lidhje të tillë mes vete.

Planet?
Krahas mësimdhenies në shkollën fillore Leutschenbach në Schwamendingen në Cyrih, punoj si përkthyese, zëdhënëse për sistemin e arsimit në gjuhë shqipe në komunën e Cyrihut. Kam marrë muajin e kaluar mandatin e dytë si koordinatore e komunitetit shqipëtare dhe që nga viti i kaluar studioj shkallën e Masterit “Schulische Heilpädagogin” në shkollën e lartë Heilpädagogische Fachhochschule në Cyrih. Në këtë shkollë ndjek studimet pas-univerzitare, drejtim që punoj me fëmijë me nevoja të veçanta, apo edhe me ata tejet intelegjent.

Çka ka mbetur pa u thënë?
Unë e dua punën dhe si rezultat i kësaj janë edhe arritjet e mija. Të rinjët ta duan punën, mos ta kalojnë kohën kot, ti ndjekin ëndrrat e tyre, ta shfrytëzojnë potencialin që kanë. Unë mburrem në Zvicër me gjenezen, prejardhjen dhe familjen time, e poashtu edhe me arritjet e mija.

Nderim Neziri


Etiketa: Shqipe Isufi

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Ç’tha Juliana Nura- Xhuli para se të hyjë në shtëpinë BBV Kosova?

4 javë më parë
Intervista

Arlind Beqiri i njohur si sozia e Sabri Fejzullahut vjen me këngë në gjuhën turke

4 muaj më parë
Intervista

Ledi Vokshin sfidat e bënë të pandalshme

4 muaj më parë
Intervista

Si u bë Aljona Aliajdaraj-Jonuzi psikologjia më e suksesshme shqiptare?

5 muaj më parë
Intervista

Vera Qollaku, shqiptarja e suksesshme në Zvicër që e ka mision të bukurën

6 muaj më parë
Intervista

Habitë gjakovari Edi Kastrati – nuk i pëlqen suxhuku, por frutat e detit

12 muaj më parë
Postimi tjetër

Rritja e çmimeve prek edhe Arbana Osmanin, moderatorja ndan lajmin e keq me fansat

Për dore me Arborin, Bora Zemani merr pjesë në protestën për vrasjen e Jonadës

Keni puçrra në të pasme? Trajtojeni vetëm me sodë buke


TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte 2 Shkurt 2023

22 minuta më parë

Dashi Dita e sotme do ketë vetëm diell për ju qe jeni ne një lidhje. Do i pranoni gabimet qe...

Derisa Luizi këndon, Kiara nis të qajë, çka e emocionoi ?

29 minuta më parë

Kiara sonte ka veshur fustanin e bardhë, në një dasmë të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme në...

Adele shpërthen në lot në mes të koncertit, çfarë ndodhi?

40 minuta më parë

Së fundmi në një koncert të sajin në Las Vegas, Adele vuri re se në mes të turmës ishte një...

Babai i Stresit “kërcënoi” Alaudinin, reagon moderatori

50 minuta më parë

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti i është përgjigjur një varg pyetjesh në rrjete sociale nga fansat. Një...

Getinjo dhe Ana me pamje të reja nga videoklip i “Je e vetmja dashuri”

1 orë më parë

Ana dhe Getinjo e realizuan këngën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Teksa ky bashkëpunim u prit mirë nga...

Dea Michelle gati për të ia prishur dasmën Luizit me Kiarën

1 orë më parë

Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe. Kur...

MË TË LEXUARAT

Kiara i bën premtimin e madh Luizit

Gresa eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova”

“N’Peshk Terrace” zyrtarisht në mesin e top tre restauranteve më të mira në Kosovë

Murati: Opozita kundër propozimit tim për t’ia falur tatimpaguesve nga 100 euro, po i mbrojnë biznesmenët

A duhet ngrënë qepa në darkë?

Pse zemra nuk preket nga kanceri?

Pete Davidson bënë ndryshimin në pamje, rruan tërësisht kokën

Vjosa Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Gruaja e Korab Jetishit bukuri e rrallë

Pse mbajmë apo ruajmë fotografitë e ish-dashurisë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist