Historia e Zyrafete Osmanit është si e shumë mërgimtareve të tjera, që bashkë me prindërit kanë “shtegtuar” në vende të ndryshme nëpër botë për një jetë më të mirë.
Sigurisht, dikush e ka gjetur vetën e dikush jo. Por, rast i Zyrafetes është një histori suksesi mjaftë frymëzuese për të gjithë.
Ajo, është nga Tetova dhe bashkë me familjen janë shpërngulur për në Zvicër në vitin 2001, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Sot është 32 vjeçare dhe tashmë i ka lënë pas krahëve sfidat e adaptimit në vend të huaj, ato të mësimit të gjuhës e integrimit.
Në vitin 2006 Zyrafetja nisi me marrjen e zanatit si pastiçere dhe po këtë vit, në moshën 17 vjeçare e pa të udhës të vendoste mbulesën si besimtare e devotshme myslimane. Në vitin 2009 e dha provimin me sukses, duke marrë kështu titullin Konditorin-Confiseurin EFZ. Tutje, ka punuar në disa vende në fushën e gastronomisë. Zyrafetja, si një pastiçere e diplomuar dhe mjaftë e zonja punoj edhe në firma internacionale, si ne restorantin e e IKEA-s dhe në Aeroportin e Cyrihut, ku kishte për detyrë të përgatiste deserte delikate për pasagjerët që fluturonin në First / Buissnes Class apo për Privat Jats.
Sot, Zyrafete Osmani është e punësuar si Trajnere Praktike në një institucion që aftëson të rijnë e të reja që janë me aftësi të kufizuara për të punuar në sektorin e gastronomisë, gjegjësisht në përgatitjen e ëmbëlsirave, që edhe ata të jenë një ditë gati për tregun e punës, së paku të punojnë si asistent.
Ndërkohë, pastiçierja profesioniste prej vitesh ka nisur që të bëjë torta me porosi për një numër mjaftë të madh klientësh, të cilët tani i vijnë kryesisht nga faqja e saj në Instagram, PrincessTorten. Tregon se emrin ja vuri faqes për shkak të simpatisë që ka për tortën suedeze me të njejtin emërtim, por edhe se dëshironte diçka “like a Princess”, diçka pink dhe femine.
Sot, PrincessTorten për një mijë arsye është faqe tejet e njohur dhe me një numër të madh ndjekësish që porosisin tortat fantastike në shije dhe pamje të Zyrafetes.
Por, ta dini që Zyrafete Osmani nuk është e mirë vetëm në ëmbëlsira, pasi familja i thonë se flinë e bënë perfekt. Ndërkaq, kur kthehet në kohë kujton se gatimi i saj i parë ishte një pite pa krip, me të cilën ende qesh.
Kjo femër e zonja, e dinjitetshme dhe punëtore, ka gjithë falënderimet për Zotin dhe prindërit e saj, për nënën që mbjelli tek pesë fëmijët moralin fetar dhe dashurinë për arsimim dhe ecje përpara në jetë.