Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka inspektuar pasditën e djeshme punimet që po bëhen tek rruga “Muharrem Fejza”.
Arkitekti nga Londra u përballë me një situatë të pakëndshme kur në skajin e një rruge vërejti sasi të bërllokut të hedhur jashtë kontejnerëve.
Rama nuk e priti as mëngjesin për të pastruar këtë pjesë.
Ai ka thirrur kompaninë e pastrimit për të eliminuar bërllokun e krijuar në këtë zonë.
Një aksion i ngjashëm është marrë edhe të hënën në dalje të Prishtinës, një ditë pasi që ishte vërejtur sasi e mbeturinave e krijuar skaj një rruge.