Mos më gjykoni për jetën time dhe gjërat që kam bërë, por më kuptoni! Dua që vajzat si unë të mos ndjehen të pashpresa, por të shohin larg dhe të mendojnë se edhe për ato Zoti ka rezervuar një kapitull të bukur, një jetë të bukur dhe normale.
Jam nga një fshat i Gjakovës, studente në master. Pesë vjet më parë kam ardhur në Prishtinë për t’i ndjekur studimet.
Përpara se të nisesha për në fakultet prindërit më dhanë porositë, ku përveçse duhet të mësoja shumë, duhej të kujdesesha edhe për shpenzimet e mia që të ishin sa më të ulëta.
E, porosia kryesore e nënës ishte ta ruaja nderin.
Dhe, fillimisht këtë e bëra, derisa u dashurova marrëzisht në një djalë, në një djalë të keq.
Qëndrova një vit me të dhe për hir të dashurisë që kisha për atë të mallkuar, pranova të bëja shumë gjëra të këqija.
Në fillim ai më merrte me shoqërinë e tij, më prezantonte me njerëz të ndryshëm, kryesisht meshkuj që ishin shumë më të vjetër se unë në moshë, por edhe më të vjetër se i dashuri im.
Ai më thoshte se përpara se të martoheshim duhet të grumbullonim para për të blerë banesë, veturë, për të pasur mundësi të jetonin mirë.
E, unë isha e gatshme të bëja gjithçka për t’i realizuar ato ëndrra, që më përpara as nuk i kisha parë ndonjëherë në gjumë.
Si ndodhi e papritura?
Por, një ditë, në një ndejë tonën, ishte edhe një shok i tij, i cili, që në shikim të parë pashë se nuk do më linte rehat.
Gjatë ndejës disa herë, kinse pa dashje, ma shkeli këmbën…
E, kur u ndamë ma shtrëngoi fort dorën dhe ai shtrëngim u përcoll me të rrahura të forta që mu paraqitën në zemër.
Pas një viti e kërkova vetë…
Më nuk e pashë një kohë të gjatë, sepse e urreja, por me kohë ndieja nevojë të jem pranë tij, meqë nuk më hiqej nga mendja ndeja e asaj nate.
Dhe, një vit më pas e kërkova vetë. E gjeta dhe u habit kur më pa.
E, kur i thashë se dua të jem me të, ai vetëm më buzëqeshi dhe më përqafoi fort…
Sivjet në vjeshtë, kësmet, planifikojmë të bëjmë dasmë.
Prandaj, jam bindur se në jetë po ndodhkan edhe gjëra të pabesueshme… D. /Kosovarja/